Jetesë & Stil

Pete Davidson dhe Phoebe Dynevor i japin fund romancës së tyre


Phoebe Dynevor dhe Pete Davidson

Historia e dashurisë në mes të komedianit, Pete Davidson dhe të dashurës së tij, aktores, Phoebe Dynevor, duket të ketë përfunduar.

Kështu të paktën aludon prestigjiozja “The Sun U.K”, sipas të cilës, yjet e “Saturday Night Live” dhe “Bridgerton” janë ndarë pas jo më shumë se pesë muajsh.

Për këtë ndarje ndikim duket të ketë pasur distanca mes dyshes për shkak të angazhimeve profesionale.

“Ata ishin një çift i mrekullueshëm, por distanca përmbysi gjithçka”.

“Argëtoheshin shumë dhe qëndronin pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keq, kujdeseshin dhe duheshin pafund. Por, të gjithë këta faktor nuk i bënë dot ballë një arsyeje të vetme – distancës”, tha një burim i afërt i tyre për “The Sun U.K”.

Në anën tjetër, e përditshmja “Page Six”, ka provuar të kontaktojë çiftin për të marrë një përgjigje rreth këtyre pretendimeve, por që të njëjtit preferuan të mos japin kundërshtimin apo konfirmimin e tyre.

Dyshja u pa për herë të fundit duke shfaqur një ndeshje tenisi të “Wimbledon”, të zhvilluar gjatë muajit korrik, ndërsa shkëmbyen puthje e përqafime të kohëpaskohshme.

Phoebe Dynevor dhe Pete Davidson

Madje, 27-vjeçi, Davidson dhe 26-vjeçja, Dynevor, kishin veshur edhe rroba të koordinuara mes vete me ngjyra duke u paraqitur si një super çift.

Aktori i famshëm i humorit amerikan, Pete Davidson, kohëve të fundit kishte bërë bujë me një deklaratë teksa kishte theksuar “se do t’i eliminonte të gjitha tatuazhet në trupin e tij kur të arrij në moshën 30-vjeç”.

Pete Davidson.

“Do ta nis gjithë procesin për pak kohë. Kompania për heqjen e tatuazheve me laser më kanë premtuar se deri në moshën 30 vjeç, trupi im do të jetë i pastër sikur kur kisha lindur”, tha Pete për “People”.

Pete Davidson numëron më shumë se 100 tatuazhe të cilat përfshijnë ikona të ndryshme politike, thënie të mençura si dhe pjesë nga këngët e muzikës pop.

Madje, mes tatuazheve të tij bën pjesë edhe Willy Wonka si dhe babai i tij i ndjerë, Scott Davidson, i cili ishte një zjarrfikës.

Ndërkaq një intervistë të vitit 2019 me revistën “Inked”, Davidson kishte thënë se bën tatuazhe nga monotonia jetësore, dhe kjo gjë i ndihmonte të disponohej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore