Lajme

Pesë të goditur me thikë në qendrën tregtare në Assago, një i vdekur


Nga kamerat e qendrës tregtare, në orën 18:35, duken klientët që kthehen befas në të njëjtin drejtim.

Pamjet nuk kanë zë, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar britma të forta. Fraza pa kuptim në atë drejtimin që të gjithë shohin.

Prej pamjeve, një burrë ecën me një thikë kuzhine në dorë. Ai e mori atë nga sektori i sendeve shtëpiake, hapi kutinë plastike dhe filloi të lëvizte mes klientëve.

Dhe goditi në mënyrë të rastësishme.

Kur të parët kuptojnë se çfarë po ndodh, ai gjendet në anën tjetër, ku ka pije, fruta dhe produkte bio.

Britma të tjera dëgjohen nga atje, britma të burrave dhe grave të tjera. Ata bërtasin duke thënë “ndihmë”.

Kurse të tjerët ikin.

Pllakat e bardha të dyshemesë janë të mbuluara me gjak. Me thikën në dorë, ai u afrohet njerëzve dhe i godet.

“E pashë që po vinte, më goditi me thikë. Instinktivisht e shtyva vajzën time larg. Më pas u hodhën mbi të dhe e ndaluan”, ka thënë një dëshmitar i tmerruar.

E bllokojnë punonjësit e supermarketeve, oficerët e sigurisë, klientët e tjerë. E shtyjnë në tokë, përpiqen t’ia largojnë thikën. Karabinierët e gjejnë në dysheme.

Ai quhet Andrea Tombolini, 46 vjeç, ka lindur në Milano, nuk ka asnjë precedent . Ai po trajtohej për depresion të rëndë. Prindërit tregojnë për një shtrim në psikiatri pas një operacioni në shpinë , ai kishte firmosur daljen dhe kishte dalë.

Më pas, më 18 tetor, ai përfundoi sërish në urgjencë sepse goditi veten me grusht në kokë dhe fytyrë.

Askush nuk e di pse ai vendosi të paraqitej dje pasdite në qendrën tregtare Carrefour-Milanofiori në Assago, pak jashtë Milanos, për të goditur rastësisht viktimat e tij.

Çka dihet për të është se ai duket se ka mbërritur vetëm në qendër, shtatë minuta para se të godiste.

Ai vrau Luis Fernando Ruggieri dhe plagosi katër persona të tjerë  Tre janë ende në gjendje kritike. Përveç lojtarit të Monzas, Marí, është edhe një çift i moshuar dhe një arkëtare.

Të gjithë kanë lëndime në shpinë dhe gjoks. Ata u kapën në befasi.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore