Lajme

Peruja ka një presidente të re, pas arrestimit të Castillo-s


Për të parën herë në histori, Peruja do të ketë një presidente grua.

Ajo është Dina Boluarte, ka zëvendësuar në detyrë presidentin e sapo-shkarkuar, Pedro Castillo dhe ka premtuar se do të qëndrojë në krye të detyrës deri në vitin 2026.

E gjithë kjo, në një zallamahi të vërtetë politike për Perunë në disa orë, ku në një pikë, u duk sikur Castillo do të shkrinte Parlamentin për të formuar një “qeveri për emergjenca të jashtëzakonshme” dhe më pas, ai u shkarkua nga detyrua, arrestua e më tutje zëvendësua.

Falë një injorimi që ligjvënësit peruanë i bënë vendimeve të Castillo-s, Boluarte vjen kështu në pushtet.

Teksa ish-presidenti tashmë, është burgosur, nën akuzën e rebelimit dhe grushtit të shtetit.

Si u zhvillua në terma konkretë ngjarja?

Castillo njoftoi fillimisht se po shpërndante Kongresin e vendit vetëm pak orë përpara se të caktohej për zhvillimin e një gjyqi për shkarkimin e tij.

Ligjvënësit që e donin largimin e tij nga detyra kanë pretenduar më parë se ai është fajtor për korrupsion.

Mediat lokale më pas, raportuan se, ai u kthye në polici, e cila më pas e arrestoi për “shkelje të Kushtetutës”.

Në një luftë të shpejtë mbi atë se kush e kontrollon vendin, Kongresi injoroi një njoftim nga Castillo, i cili kishte thënë se po zëvendësonte Kongresin me një “qeveri të jashtëzakonshme emergjente”.

Zëvendëspresidenti i tij e denoncoi veprimin e Castillo si një “grusht shteti”. Kreu i Gjykatës Kushtetuese tha se masa ishte një tentativë grusht shteti.

Lëvizja e Castillo për të qeverisur me dekret, duke injoruar Kongresin, u prit me tronditje si në Peru – disa ministra dhanë dorëheqjen në shenjë proteste – dhe jashtë vendit.

Shtetet e Bashkuara “i kërkuan fuqimisht” Castillo të anulonte vendimin e tij dhe Zëvendëspresidentja e Perusë, Dina Boluarte, e akuzoi atë për thyerje të rendit kushtetues.

Policia dhe forcat e armatosura të Perusë gjithashtu u shfaqën në anën e Kongresit.

Peruja ka kaluar një periudhë të vështirë politike, me shumë presidentë të rrëzuar nga detyra vitet e fundit.

Në vitin 2020, ajo kishte tre presidentë brenda pesë ditëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore