Lajme

Përshkallëzohen marrëdhëniet Francë-Britani/ Peshkatarët francezë, ndërpresin furnizmin me energji në portet e Jersey-it


Peshkatarët francezë kanë kërcënuar, të mërkurën e 5 majit, se do të bllokojnë portet në Ishujt Channel, në një përshkallëzim të një mosmarrëveshje pas Brexit, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike të Jersey-it.

Zyrtarët francezë kanë thënë se ata do të mbyllin zyrat e tyre në Jersey dhe do të ndalojnë produktet nga ishulli që hyjnë në Francë.

Sidoqoftë, ministri i Marrëdhënieve për Punët e Jashtme të Jersey-it, senatori Ian Gorst, tha se nuk kishte justifikim për marrjen e masave kaq të ashpra.

Burime qeveritare thonë se sekretari i Mjedisit, George Eustice, është përpjekur në mënyrë të përsëritur të krijojë një takim me ministrin francez për Çështjet e Detit, përgjatë 48 orëve të fundit.

Ku francezet nuk kanë pranuar të marrin pjesë.

Gorst ka deklaruar se ai nuk e priti reagimin francez. Të cilin e quajti “jashtëzakonisht zhgënjyes”, “joproporcional” dhe shpresonte që ai do të zgjidhej përmes dialogut.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në asamblenë kombëtare të martën ministrja franceze për Çështjet e Detit, Annick Girardin, tha se ishte “revoltuar” nga sjellja e qeverisë britanike mbi ujërat e saj dhe Franca ishte e gatshme të hakmerret.

Varësia e kurorës britanike të Jersey-it, më e madhja nga Ishujt Channel, mbështetet në “transmetimin e energjisë elektrike me kabllo nënujore”, tha Girardin.

“Do të pendohesha nëse do të arrinim atje”, deklaroi ajo, por “ne do ta bëjmë nëse do të duhet”.

Ajo tha se Franca ishte e gatshme të merrte “masa hakmarrëse” pasi akuzoi Ishujt Channel për prishjen e marrëveshjes së re tregtare me Brexit.

Kjo e fundit sipas saj ka vendosur kufizime të reja në hyrjen e Francës në ujërat e Jersey-it.

Ishulli ndodhet 23 km larg bregut verior të Francës dhe 140 km në jug të bregdetit të Britanisë.

Traktakti Britani-Francë

Një udhëheqës i industrisë tha se mosmarrëveshja duket se buron nga Traktati i Gjirit Granville, i cili përcakton të drejtat e peshkimit në ujërat e përbashkëta.

Ky Traktat përfundoi më 1 janar si rezultat i Brexit, pas një konflikti të gjerë mes Mbretërisë së Bashkuar (MB) dhe Bashkimit Evropian (BE).

Burime të qeverisë britanike, thanë se po bëjnë përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen para se të përkeqësohej.

David Frost, ish-negociatori kryesor i Brexit, njëkohësisht dhe ministër përgjegjës për marrëdhëniet me BE-në, zhvilloi bisedime të planifikuara me ministrin francez të Çështjeve Evropiane, Clément Beaune, të martën pasdite.

Takimi mes tyre thekson sfidat e ndjera nga komunitetet e peshkimit për një marrëveshje më të drejtë në regjimin e peshkimit pas Brexit.

Por Franca ka akuzuar MB-në për shkeljen e kushteve të marrëveshjes Brexit sapo filloi një sistem i ri licencimi më 30 prill.

Politikanët vendas francezë thanë se Jersey publikoi të premten një listë të licencave të lëshuara për 41 anije franceze mbi 12 metra.

Këta të fundit duhej të plotësonin kërkesën se ata kishin peshkuar në ujërat e Jersey-it për të paktën 10 ditë gjatë një periudhë prej 12 muajsh në tre vitet e fundit.

Por ata thanë që pronarëve të tyre u tha më pas “kundër të gjitha pritjeve” të “kushteve të pashpjegueshme” duke përfshirë kufizimet në numrin e ditëve të peshkimit dhe pajisjet e lejuara të peshkimit.

Jersey merr 95% të energjisë elektrike nga Franca përmes tre kabllove nënujore.

Një bllokadë e porteve do të rrezikonte furnizime të freskëta ushqimore në ishull, shumica e të cilave vijnë nga MB-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore