Shqipëria

Përplasi patrullën e “Shqiponjave”, shoqërohet në polici shtetasi Sh. K.


Të premten e 13 gushtit në Durrës drejtuesi i një mjeti është përplasur me patrullën e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Kjo e fundit ishte në shërbim. Ndërkohë kanë mbetur të lënduar dy efektivët K. H. Dhe A. K., të cilët gjenden nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh. K., u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore