Sport

Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Fiorentina – Inter


Pas përfundimit të ndeshjes mes Fiorentina-s dhe Inter-it, tifozët e këtyre dy skuadrave janë përleshur mes vete në rrugët e qytetit të Florenze-s.

Në fakt përplasja mes dy tifozërive filloi brenda në stadiumin “Artemio Franchi”, ku Fiorentina e priti Inter-in mbrëmjen e së martës.

Në një video të publikuar nga “Football Italia”, shihet si grupet e ultrasve të të dyja skuadrave u rrahën mes tyre, ndërsa po ktheheshin në shtëpi pas fitores 3:1 të Inter-it.

Sa i përket ndeshjes, Fiorentina ishte duke fituar në pjesën e parë, pastaj në të dytën zikaltërit përmbysen epërsinë, duke dalë nga stadiumi me pikë të plota.

Pas pesë xhirove të luajtura, Inter pozicionohet në vendin e parë në tabelë me 13 pikë, derisa Fiorentina zë vendin e gjashtë me nëntë pikë të grumbulluara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore