Kosova

Përjetësisht mirënjohës ndaj NATO-s


Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, në 25-vjetorin sulmeve ajrore të aleatëve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), tha se kosovarët do të jenë përjetësisht falënderues ndaj aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

“Para 25 vjetësh, aleatët tanë të NATO-s u bashkuan në forcë dhe qëllim për t’i dhënë fund brutalitetit të regjimit gjenocidal të [Sllobodan] Millosheviçit. Ndërhyrja shpëtoi jetë të panumërta dhe hodhi themelet për vendin e lirë dhe demokratik që ne e çmojmë sot. Faleminderit përjetësisht NATO!”, shkroi presidentja Osmani, derisa Kosova shënon 25-vjetorin e ndërhyrjes.

Ndërhyrja ushtarake në Kosovë konsiderohet një ndër sukseset më të rëndësishme të NATO-s, përkundër se përbente rastin e parë në histori që aleanca ndërmerrte një veprim ushtarak në territorin evropian. Wesley Clark, gjenerali amerikan dhe komandanti i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, udhëhoqi sulmet ajrore që zgjatën 78 ditë apo 2 muaj, 2 javë e 3 ditë.

Më 24 mars 2024 bëhen një çerek shekulli nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, ndërsa vendimi ishte përligjur nga mbështetja e gjerë trans-atlantike dhe kërcënimi i një katastrofe humanitare – rasti i parë që NATO-ja ndërhyn në një territor pa pasur mandat nga Kombet e Bashkuara (OKB).

25 vjet nga 24 marsi i bombardimeve të NATO-s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore