Përballje

Përfundon pjesa e parë, Italia përmbys avantazhin e Shqipërisë


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë që është duke u zhvilluar në “Air Alabania”.

Sfidën e zhbllokuan kuqezinjtë, të cilët e shënuan golin e epërsisë në minutën e 16-të.

Goli i Ardian Ismajlit.

Ishte qendërmbrojtësi, Ardian Ismajli, që e shënoi golin e parë të ndeshjes, i cili kërceu më së larti duke shënuar me kokë, pas asistimit të Nedim Bajramit.

Megjithatë, gëzimi i shqiptarëve zgjati vetëm katër minuta. Italia barazoi rezultatin me anë të futbollistit të Napolit, Giovanni Di Lorenzo, i cili u asistua nga sulmuesi i Freiburg-ut, Vincenzo Grifo.

Ky i fundit u përkujdes për golin e epsërisë të italianëve. Pesë minuta më vonë, Grifo shënoi golin e dytë për mysafirët, pas asistimit të Giacomo Raspadori-t.

Goli i Vincenzo Grifo.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë cili do të jetë reagimi i kuqezinjve, si dhe duhet theksuar që ata janë duke e zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore