Sport

Përfundon pa gola pjesa e parë në ‘Air Albania’


Pjesa e parë e përballjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 ka përfunduar me rrjeta të paprekura.

Pavarësisht se nuk ka mundur të gjejë rrjetën, Shqipëria ka dominuar sfidën përgjatë gjithë këtyre 45 minutave të para.

Kuqezinjtë i janë afruar disa herë golit. Rasti më i artë erdhi nga Sokol Cikalleshi, por e majta e sulmuesit kavajas u ndal nga traversa.

Përsa i përketë miqëve, ata patën vetëm një rast në portën e Etrit Berishës por pa mundur të shfaqen me rrezikshmëri maksimale.

Pjesa e parë pati nga një kartonë të verdhë për secilën skuadrën. Në minutën e 21-të u ndëshkua Mario Mitaj për stimulim në zonën kundërshtare. Ndërsa në minutën e 37-të, Nichita Motpan u ndëshkua pasi shkaktoi një faull në dëmë të kuqezinjëve.

Shqipëria ka zotruar topin në masën 77% në këto 45 minuta të para. Gjithashtu kësaj statistike i shtohen shtatë gjuajtje, prej të cilave dy kanë qenë në kuadrat, tre jashtë dhe dy të tjera të bllokuara. Po ashtu, kuqezinjtë kanë marrë edhe katër goditja nga këndi.

Kujtojmë që trajneri Sylvinho e rreshtoi Shqipërinë me skemën 4-3-3: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Bare, Bajrami, Asani,Cikalleshi, Uzuni.

Notat e pjesës së parë:

Shqipëria dhe Moldavia janë pjesë e Grupit E në këto kualifikuese të Euro 2024, së bashku me Çekinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.

Paralelisht me sfidën Shqipëri – Moldavi po luhet edhe takimi mes Ishujve Faroe dhe Çekisë, me këta të fundit që po udhëheqin 0-2 në pjesë të parë.

Renditja e Grupit E:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore