Sport

Përforcohet rivali i Dritës – Antwerp, blen një lojtar që vlen sa i gjithë klubi gjilanas


Skuadra belge, Antwerp, është kundërshtar i Dritës në ndeshjen e rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Drita bëri paraqitje fantastike në raundin e parë, duke eliminuar skuadrën finlandeze, Inter Turku, por tani do të përballen më një kundërshtar shumë më të fortë.

Antwerp, të cilët e mbyllën sezonin e kaluar në vendin e katërt, kanë filluar përforcimet në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Së fundmi, skuadra belge ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Gaston Avila.

Avila do t’i kushtojë Antwerp-it 4.5 milionë euro, ku 3 prej tyre do t’i arkëtojë Boca Juniors dhe të tjerat skuadra tjetër argjentinase, Rosario Central, e cila ka ruajtur një përqindje të transferimit.

Sipas prestigjiozes “Transfermarkt”, 20 vjeçari e ka po vlerën e njëjtë me të cilën u transferuar (4.5 milionë euro).

Pra, duke marrë parasysh përsëri “Transfermarkt”-in, vlera klubit të Dritës, shkon në 4.48 milionë, apo 20 mijë euro më pak sesa vetë transferimi më i ri i belgëve.

Ndërsa skuadra e Anwerp ka një vlerë totale prej 67.20 milionë euro, ku para dy ditësh transferuan edhe ish-futbollistin e Tottenham-it dhe Atletico Madrid-it, Toby Alderweireld.

Kurse në radhët e tyre është edhe ish-futbollisti i Romës dhe Inter-it, Radja Naingolan.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Dritës dhe Antwerp-it do të zhvillohet në Belgjikë më 21 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më vonë në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore