Gatimi

Përfitimet joshëse shëndetësore të farave chia


Pije me fara chia

Farat chia mund të jenë të vogla, por ato janë jashtëzakonisht të pasura me lëndë ushqyese. Këto fara janë vlerësuar për pëfitimet e tyre shëndetësore për shekuj me radhë, ato dikur konsideroheshin si një nga elementet kryesore në dietat e lashta Aztec dhe Maya.

Antioksidantët, mineralet, fibrat dhe acidet yndyrore omega-3 në farat chia, mund të promovojnë shëndetin e zemrës, të forcojnë kockat e trupit dhe të përmirësojnë menaxhimin e sheqerit në gjak.

Për më tepër, farat chia janë të gjithanshme dhe mund të përdoren në shumë receta.

Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore të farave chia, të gjitha të mbështetura nga shkenca:

Kos frutash me fara chia
Shumë ushqyese

Fara chia janë të vogla fara e zezë ose e bardhë nga bima Salvia Hispanica L. Historikisht, janë përdorur në dieta, rituale fetare, kozmetikë si dhe për qëllime mjekësore. Sot, farat chia shijohen nga njerëzit në mbarë botën.

Qytetërimet e lashta i shihnin farat chia si shumë ushqyese – një besim që mbështetet nga shkenca moderne.

Në fakt, vetëm në dy lugë gjelle fara chia përmban: 138 kalori, 4.7 gram proteina, 8.7 gram yndyrë, 5 gram acid alfa-linolenik, 11.9 gram karbohidrate, 9.8 gram fibra. Ato gjithashtu përmbajnë kalcium, hekur, magnez, fosfor, zink, vitaminë B1, B2 dhe B3.

Fara chia
 Të mbushura me antioksidantë

Farat chia janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve

Antioksidantët jo vetëm që mbrojnë yndyrat e ndjeshme në farat chia nga prishja, por gjithashtu përfitojnë shëndetin e njeriut duke neutralizuar molekulat reaktive të njohura si radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë komponimet qelizore nëse grumbullohen në trupin tuaj.

Për shembull, dëmtimi nga radikalet e lira kontribuon në plakje dhe sëmundje si kanceri.

Antioksidantët specifikë në farat chia përfshijnë acidin klorogjenik, acidin kafeik, myricetin, dhe kaempferol. Të gjitha këto mund të kenë efekte mbrojtëse në zemrën dhe mëlçinë tuaj, si dhe veti kundër kancerit

Për shembull, acidi klorogjenik mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, ndërsa acidi kafeik ka efekte anti-inflamatore.

Mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Fibrat dhe proteinat që gjenden në farat chia janë disa nga përfitimet, sidomos për njeëzit që përpiqen të humbin peshë.

Fara chia ka afërsisht 10 gram fibra dietike. Ku shumica prej tyre janë fibra të tretshme.

Ajo thith ujin, bëhet xhel dhe zgjerohet në stomak për të ngadalësuar tretjen dhe për t’ju ndihmuar të ndiheni të ngopur pas një vakti.

Prandaj, pretendohet se fibra e tretshme mund të mbështesë rregullimin e oreksit dhe humbjen e peshës. Megjithëse kërkimet mbi këtë temë janë të përziera, disa studime sugjerojnë se ngrënia e fibrave mund të luajë një rol në parandalimin e mbipeshës dhe obezitetit.

Përveç kësaj, proteina në farat chia mund të ndihmojë në uljen e oreksit dhe marrjes së ushqimit.

Megjithëse shtimi i farave chia në dietën tuaj nuk ka gjasa të shkaktojë humbje peshe më vete, mund të jetë një shtesë e dobishme për një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese nëse po përpiqeni të humbni peshë.

Mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Duke pasur parasysh se farat chia janë të larta në fibra dhe omega-3, konsumimi i tyre mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Fibra e tretshme, lloji që gjendet kryesisht në farat chia, mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit total dhe LDL (të keq) në gjakun tuaj. Nga ana tjetër, kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Konsumimi i acidit yndyror omega-3 në farat chia të njohur si ALA është lidhur gjithashtu me uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Megjithatë, studimet që ekzaminojnë në mënyrë specifike lidhjen midis farave chia dhe shëndetit të zemrës kanë pasur rezultate jo bindëse.

Disa studime të minjve kanë treguar se farat chia mund të ulin disa faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës, duke përfshirë nivelet e larta të triglicerideve dhe stresit oksidativ.

Disa studime njerëzore zbuluan se suplementet e farës chia reduktojnë ndjeshëm presionin e gjakut tek njerëzit me hipertension ose presion të lartë të gjakut, i cili është një faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Në përgjithësi, farat chia mund të jenë të dobishme për shëndetin e zemrës, por nevojiten më shumë kërkime.

Fara chia
Përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme për kockat

Farat chia janë të larta në disa lëndë ushqyese që janë të rëndësishme për shëndetin e kockave, duke përfshirë kalciumin, fosforin dhe magnezin.

Shumë studime vëzhguese sugjerojnë se marrja e mjaftueshme e këtyre lëndëve ushqyese është e rëndësishme për ruajtjen e densitetit të mirë mineral të kockave, një tregues i forcës së kockave.

Përveç kësaj, ALA në farat chia mund të luajë një rol në shëndetin e kockave. Studimet vëzhguese kanë zbuluar se konsumimi i kësaj lënde ushqyese mund të shoqërohet gjithashtu me rritjen e densitetit mineral të kockave.

Prandaj, është e mundur që ngrënia e rregullt e farave chia mund të ndihmojë në mbajtjen e kockave tuaja të forta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore