Kosova

Përfaqësuesit e BE-së vizitojnë Rahovecin – përmendet mbështetja financiare ndaj Kosovës


Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë vizituar të hënën jugun e Kosovës, për të parë efektet pozitive që ndihma e BE-së ka në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Bashkimit Evropian, përmes një komunikate për media.

Kjo zyrë tha se vizatet e tyre u zhvilluan në, “Kooperativën Bujqësore të udhëhequr nga gratë në Krushë të Madhe; ”Shtëpia e Fisnikëve” (muze dhe galeri), dhe verarinë familjare “Vinica Petroviq” në Hoçë të Madhe, si dhe verarinë “Bodrumi i Vjetër” në Rahovec, që të gjitha këto përfituese të granteve të BE- së për zhvillim.

Gjithashtu ata vizituan Kishën varrezore të Shën Gjonit në Hoçë të Madhe.

Tutje u përmend edhe mbështetja financiare e BE-së ndaj Kosovës.

“Me dy raunde të mbështetjes financiare zemërgjerë nga BE-ja në vitin 2014 dhe 2020, në shumën prej më shumë se 400,000 euro, ne kemi arritur të rrisim prodhimin tonë të turshive dhe ajvarit nga 600 në 1,200 tonë”.

“Gjithashtu e kemi diversifikuar prodhimin tonë që tani përfshinë 43 produkte të ndryshme”, tha Fahrije Hoti, drejtoreshë e Kooperativës Bujqësore në Krushë të Madhe dhe fituese Çmimit “Evropianja e Vitit 2022” të ndarë nga BE në Kosovë”.

Ndërsa, tek vizita në Hoçën e Madhe është thënë se janë përqendruar në mbrojtjen dhe ruajtjen e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe kapitalizimin e tyre nëpërmjet turizmit kulturor dhe eno-gastronomik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore