Lajme

Përdhunoi punonjësen, shefi i Alibaba-s shkarkon menaxherin


Kompania kineze e tregtimit elektronik, Alibaba, ka shkarkuar një menaxher të akuzuar për përdhunim.

Shefi ekzekutiv i saj ndёrkohё dënoi atё qё e quajti “kulturën e shëmtuar të konsumimit të alkoolit” pas ngjarjes në fjalë.

Punonjësja e paidentifikuar akuzoi menaxherin e saj dhe një klient për sulme seksuale gjatë një udhëtimi pune në Kinën Lindore, sipas raporteve të mediave.

Dyshohet se ajo nuk ishte e vetëdijshme, pas sasisë së tepërt të alkoolit. Më pas atë e dhunuan.

Të hënën, shefi ekzekutiv i Alibaba-s, Daniel Zhang, lëshoi ​​një memorandum të brendshëm për stafin, duke dënuar sulmin dhe trajtimin fillestar të ankesës nga kompania e tij.

Ai tha se hetimet e brendshme zbuluan se i akuzuari kishte pranuar “veprime intime” me gruan, ndërsa ishte e dehur, duke shkelur në këtë mënyrë politikën e kompanisë.

“Ai do të pushohet nga puna dhe nuk do të punësohet kurrë”, tha Zhang, duke shtuar se çështja tani i përket policisë.

Një përfaqësues i kompanisë konfirmoi gjithashtu shkarkimin e të akuzuarit. Klienti i përfshirë ishte shkarkuar po ashtu nga kompania ku ishte i punësuar.

Zhang gjithashtu goditi “kulturën e shëmtuar të konsumimit të alkoolit në mënyrë të detyruar”, duke shtuar se, pavarësisht gjinisё, nëse është një kërkesë e bërë nga një klient apo mbikëqyrës, punonjësit janë të autorizuar ta refuzojnë atë”.

Gruaja fillimisht paraqiti sulmin e dyshuar te menaxherët e lartë, pёrmes një letre, e cila qarkulloi gjerësisht dhe në mediat sociale kineze, ndёrsa mё vonё vendosi të bëhej publike.

Rasti i saj u bë shpejt viral në platformën Weibo të Twitter-it të Kinës, me një hashtag, i cili u pa mbi 820 milionё herë.

Menjëherë pati një nxitje të përdoruesve, të cilët filluan të ndanin përvojat e tyre.

Një grua tregoi se mbikëqyrësi i saj “kishte bёrё njё sy qorr” kur të tjerët e shtynë të pinte në një darkë pune dhe të nesërmen ishte pyetur vetëm “nёse ishte mirё”.

Presidenti i grupit Alibaba, Li Yonghe, dhe gjeneralisti i burimeve njerëzore, Xu Kun, dhanё dorëheqjen.

Alibaba u zotua të krijonte një kanal të dedikuar raportimi për më shumë se 254 mijё persona staf tё tij.

Sulmet seksuale kanë tërhequr vëmendje në rritje në Kinë kohët e fundit. Superstari kinez-kanadez Kris Wu qëndron në radhët e tyre dhe po hetohet aktualisht nën akuzat e përdhunimit.

Ai vetë i ka mohuar akuzat në fjalë.

Më herët Alibaba ka qenë nën kontrollin e rreptё tё qeverisë, në mes të një fushate të gjerë për të frenuar monopolizimin e kompanive të teknologjisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore