Sport

Përballja me Abraham, Kumbulla: Di ta ndaloj


Dy lojtarët e Roma-s në Serie A, Marash Kumbulla dhe Tammy Abraham pritet të përballen këtë të premte në sfidën mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Dy kombëtaret do të luajnë në “Wembley”, duke filluar nga ora 20:45, për kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022.

“Tammy gjithmonë jep gjithçka në stërvitje dhe është shumë i fortë”, tha Kumbulla para ndeshjes, por njëkohësisht shtoi se “Nese do te luante, do te dija si ta ndaloja”.

“Ai bëri shaka me mua duke më thënë se nëse luan, duhet ta lija të shënonte”, shtoi qendërmbrojtësi kuqezi.

Më pas, lojtari i Roma-s ka folur për mundësin e kualifikimit dhe se një objektiv i tillë është ëndërr për të gjithë shqiptarët.

“Kualifikimi do të ishte një ëndërr për të gjithë shqiptarët. Nuk kemi arritur kurrë një objektiv si ky. Kemi 15 pikë dhe tashmë është një rekord, por duam të bëjmë më shumë”, theksoi talenti i lindur në Itali.

“Pas rezultatit të fundit ndaj Polonisë. nuk varet vetëm nga ne, por jemi të vetëdijshëm se po rritemi, jemi një skuadër që kemi lojtarë të rinj dhe lojtarë më me përvojë, nuk do të jetë një ndeshje për të na gjykuar”.

“Jemi të rinj dhe në të ardhmen mund të rritemi si një ekip, por ne do të japim gjithçka”, përfundoi Kumbulla.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore