Shqipëria

Për Berishën, e bën PD-në me gjak


Që protesta e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike të quhen anormale, ndoshta është pak.

Bastisje, thyerje dyersh, xhamash, gaz lotsjellës, një luftë e vërtetë in-civile u zhvillua nga mbështetësit e ish-kreut të demokratëve, Sali Berisha, të cilët për të, duket se janë të gatshëm ta bëjnë PD-në me gjak.

Po, literalisht me gjak!

Një prej mbështetësve të Berishës, i cili me gjasë ka qenë ndër ata të cilët kanë thyer xhamat e godinës me duar, qe prerë në dorë.

Mjekimi, nuk ishte mendimi i tij i parë në atë situatë. Përkundrazi, ai vendosi që në murin e selisë, të shkruante me gjakun e tij dy germat historike të partisë së parë pluraliste në vend.

PD!

Ky ishte i vetmi mesazh i tij, i cili kërkonte të nxirrte qoftë edhe një pikë tjetër gjak nga dora e prerë, vetëm e vetëm për ta përmbyllur “mesazhin e tij”.

Një mesazh, i cili përmblidhet plotkuptimshmërisht në atë gjest të demokratit.

Godina demokrate, u përgjak realisht të shtunën e 8 janarit, me njerëz të lënduar nga sendet e forta.

Ndërsa ajo u shua, gjakrat jo. Madje, janë nxehur edhe më shumë, ku beteja të radhës, janë paralajmëruar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore