Lajme

Për 10 muaj ATK ka grumbulluar mbi 512 milionë euro tatime, 122 milionë më tepër se një vit më parë


Ilustrim

Nga janari deri në tetor të këtij viti, Agjencia Tatimore e Kosovës ka mbledhur mbi 512 milionë euro tatime.

Sipas ATK-së të hyrat tejkalojnë projeksionet për këtë periudhë kalendarike, ndërsa kanë shënuar një ngritje prej 122.1 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

“Nëse i referohemi planit kemi rritje të inkasimit mbi 40 milion euro apo 8.5%. Sipas këtij trendi ATK pret që deri në fund të këtij viti të tejkaloj totalin e projeksionin për 2021”.

“Indikatorët të cilët çdoherë janë duke dhënë rezultate në realizimin e objektivave, janë shërbimet e mira ndaj tatimpaguesve, të cilat afro 100 për qind janë digjitalizuar, po ashtu trajtimi i barbarët dhe profesional janë vlerë e shtuar e këtij reflektimi të performancës”.

ATK, ka falënderuar të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë kryer obligimet e tyre tatimore, duke i inkurajuar gjithë pjesën tjetër të tatimpaguesve të cilët nuk kanë deklaruar saktë pjesën që ju takon, t’i përgjigjen thirrjeve të ATK-së, me qëllimin e vetëm që mos të bëhen objekt i masave ndëshkimore”, thuhet nga ATK-ja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore