Përballje

Penallti dhe befasi, përcaktohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Afrikës


Gjatë mbrëmjes së të dielës, është përcaktuar çifti i parë çerek finalist në kuadër të Kupës së Afrikës.

Në një mbrëmje të mbushur plot spektakël, nuk kishte shumë gola, por kishte shumë emocione madje dhe befasi.

Ndeshja e parë që u zhvillua ishte ajo mes Burkina Faso-s dhe Gabon-it.

Këta të parët e nisën më mirë, duke fituar një penallti në minutën e 18-të, mirëpo atë e gaboi Bertrand Traore.

Ky i fundit përmirësoi gabimin, duke shënuar për epërsinë e Burkina Faso-s në minutën e 29-të.

Deri në minutën e 90-të, kishte shumë aksione, shumë faulle, shumë raste, por asnjë gol.

Aty u duk se Burkina Faso do të fitonte në kohë të rregullt, por Adama Guira bëri gabimin e madh duke shënuar në portën e vet.

Kështu ndeshja iu drejtua vazhdimeve, e më pas penalltive pasi nuk pati asnjë ndryshim në kohën shtesë.

Pas nëntë penalltive të goditura nga dy anët, Oudraogo ja solli fitoren Burkina Faso-s, duke thyer zemrat e Gabonit dhe duke dërguar shtetin e tij në çerekfinale.

Burkina Faso fitoi lotarinë e penalltive me rezultat 7-6.

Çerekfinalja tjetër ishte ajo mes Nigerisë dhe Tunizisë.

Të parë, ishin larg favoritë, jo vetëm për këtë ndeshje por edhe për trofeun.

Mirëpo, siç ka mësuar edhe shumë herë ky kompeticion, asnjëherë nuk ka favoritë.

Dhe kështu e vërtetoi edhe ky takim.

Mënjëherë kur filloi pjesa e dytë, pas një pjese të parë të vakët, Msakni shënoi për t’i dhënë epërsinë Tunizisë.

Më pas, Nigeria u hodh në sulm dhe krijoi shumë mundësi për të shënuar, por gjithçka ndryshoi në minutën e 66-të.

Në ato momente, Alex Iwobi u ndëshkua me karton të kuq duke lënë skuadrën e tij me dhjetë futbollistë në fushë dhe duke e pamundësuar rikthimin.

Kështu, deri në fund nuk ndryshoi asgjë me Tunizinë që shkaktoi befasinë, duke eliminuar Nigerinë.

Këto dy fituese, Burkina Faso dhe Tunizia, kompletojnë çiftin e parë çerekfinal të këtij sezoni në AFCON.

Sonte caktohet edhe çerekfinalja e dytë, me ndeshjet Guinea – Gambia dhe Kamerun – Komoros.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore