Sport

Zyrtare: Peja kualifikohet në finale me rezultat 20:0


Klubi basketbollistik i Kosovës, Peja, është kualifikuar në finalen e madhe në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur më 4 maj u ndërpre pas pjesës së parë, për shkak të përleshjes mes basketbollistëve dhe zyrtarëve të dyja ekipeve.

Një ditë me vonë, pas grumbullimit të dëshmive, Komesari i Garava në Federatën e Basketbollit të Kosovës, ka vendosur që ndeshja ti takojë Pejës me rezultat 0:20.

“Konform Nenit 39.6.6 të Propozicioneve të Garave me vendimin e marr nga gjyqtari i parë, ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 20:0 në favor të KB Peja, kurse KB Ponte Prizreni eliminohet nga garat e Play Off-it”, thuhet në vendimin e Komesait të Garave

Gjithashtu klubi i Ponte Prizrenit dënohet me gjobë 4000 euro dhe tre ndeshje pa pjesëmarrjen e shikuesve në edicionin e ardhshëm të Superligës së Kosovës.

Me nga 500 euro janë dënuar kryetari dhe trajneri i Ponte-s, ndërsa i vetmi basketbollist i tyre i dënuar është Leurit Morina, me 400 euro dhe dy ndeshje mosparaqitje.

Pa u ndëshkuar, nuk ka mbetur as klubi i Pejës, të cilët u dënuan me gjobë 600 euro.

Deri sa në finale kundër Yllit, do të paraqiten pa Brandon Walters dhe Aj Walton, të cilët u dënuan me nga dy lojë mosparaqitje dhe nga 400 euro gjobë, ndërsa Daran Berisha është gjobitur me vetëm 100 euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore