Sport

Pedri e fiton çmimin ‘Golden Boy’ për vitin 2021


Pedri është vlerësuar me një çmim individual për sezonin e tij të jashtëzakonshëm te Barcelona.

Ylli i Barcelonës është nderuar me çmimin ‘Golden Boy’, që dhurohet për lojtarin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare.

Gazeta italiane, Tuttosport, është ajo që ndan këtë trofe prestigjioz për lojtar U21 të ligave më të forta evropiane.

Pedri është lojtari i radhës që ulet në ‘fron’, pas Erling Braut Haaland në vitin 2020.

Mesfushori i Barcelonës zhvilloi një sezon shumë të mirë me Barcelonës, duke luajtur 52 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe duke qenë një ndër futbollistët më të rëndësishëm në suksesin e tyre në Copa del Rey.

Pedri, i cili mbush 19 vjet këtë javë, në një mesazh për Tuttosport tha: “E falenderojë Tuttosport-in për këtë trofe që më bën krenar”.

“Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve në juri dhe tifozëve që më kanë mbështetur në këtë vit të mrekullueshëm për mua”.

“Normalisht”, vazhdon ai, “shumë falendërime për Barcelonën, ekipin kombëtar, familjen, shokët dhe të gjithë ata që kanë qenë me mua në këtë rrugëtim”.

“Pa ata nuk do të ishte e mundur”, thotë Pedri.

Pas Pedri-t, ‘top 5’ e mbyllën:

Jude Bellingham, Jamal Musiala, Florian Wirtz dhe Gavi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore