Lajme

PDK: Vendimi i Qeverisë Kurti për pagesën e energjisë për serbët e veriut është i jashtëligjshëm


Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas aprovimit për pagesën eenergjisë elektrike në katër komunat veriore. Ai këtë e ka thënë në konferencën për media të thirrur nga kjo parti.

“Sot Kuvendi i Repulikës së Kosovës me shumicën e votave të partive në pushtet ka aprovuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi Industri Ndërmarrësi dhe Tregti, për aprovimin dhe përkrahjen e këtij komisioni për ndarjen e këtyre mjeteve të ndërmarrjes publike KOST, për pagesën e energjisë elektrike në veri’, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu ai ka thënë se nuk ka bazë ligjore, sepse KOST është ndërmarrje publike.

“E para kjo është në kundërshtim me ligjin, nuk ka bazë ligjore për shkak se KOST-i është ndërmarrje publike. Në bazë statutit të kësaj ndërmarrje 100 përqind është pronë e Republikës së Kosovës, ku aksionari ushtron të drejtat e veta përmes Kuvendit të Kosovës”, u shpreh ai.

Hamza një veprim të tillë e konsideron shkelje.

“Kjo është shkelje edhe e qeverisjes së korporative, për shkak se kjo ndërmarrje e ka bordin dhe Kuvendi nuk ka të drejtë mbi bazën e legjislacionit në fuqi të ndërhyj në menaxhimin dhe në afarizmin e kësaj ndërmarrje”, tha ai.

Hamza tutje ka akuzuar qeverinë Kurtin për pagesën e rrymës prej 11milion euro.

“Sot Kuvendi përkatësisht, partitë politike që janë në pushtet kanë përkrahur një kërkesë për pagesën e 11milion të energjisë elektrike, të shpenzuara në katër komunat veriore të Kosovës. Kjo i dëmton qytetarët e Kosovës, sepse sikur të ish respektuar baza legale, atëherë bordi i KOST-it është dashur pas përpilimit dhe auditimit të pasqyrave financiare ta deklaroj defidenten, e njëjta të shkon në buxhetin e Kosovës, dhe është para publike”, u shpreh ai.

Ai ka përmendur edhe vendimin e gjykatave të Kosovës, ku nuk lejohet pagesa për komunat verore në dëm të pjesës tjetër të qytetarëve.

“Ne kemi një vendim të gjykatave që qytetarët e Kosovës të pjesëve tjerave, nuk është e drejtë dhe ligjore me u ngarkua me pagesën e energjisë elektrike të shpenzuara në veri po bëhet prap e njëjta gjë në mënyrë indirektë për shkak se këto janë para të qytetareve të Kosovës, sepse pas deklarimit të defidentes, se këto para duhet të shkojnë në buxhetin e Kosovës dhe të përdorën për mbulimin e nevojave’, tha Hamza.

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri Ndërmarrësi, dhe Tregtisë, që t’iu alokohen mjetet financiare dhe përgjegjsitë, që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, të bëjë pagesën e faturave të energjisë elektrike për serbët që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore