Shqipëria

PD-ja ndërron ‘ballinë’, nga aksioni opozitar kalon te lojtarët e Kombëtares


Nuk i shpëton as politika etheve të Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024 dhe “preja” e fundit është Partia Demokratike.

Kjo e fundit, pavarësisht se në fazë intensive opozitarizmi kundër Qeverisë, e ka shfrytëzuar periudhën menjëherë pas rikthimit të vulës te grupimi i Sali Berishës, për të bërë ndryshime të dukshme në fasadën e jashtme të selisë.

Në vend të banderolës së vjetër ku i bëhej jehonë aksionit opozitar, tashmë është vendosur një e re me lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit.

Asllani, Bajrami, Asani, por edhe gjithë të tjerët, me qeleshe në kokë, por edhe gjithë të tjerët, janë pasqyruar në banderolën e re në fasadën e PD-së.

Ndoshta, qershori do të ketë “paqe politike” për t’iu kushtuar arritjeve të Kombëtares. Opozitarizmi, mund të presë edhe muajt në vijim…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore