Sport

Paul George këput ligamentin në krahun e djathtë, mungon tre javë


Paul George do të mungojë për të paktën tre javë për Los Angeles Clippers pasi këputi ligamentin e bërrylit në krahun e djathtë.

Ligamenti i shqyer në bërrylin e tij të djathtë është një rëndim i një dëmtimi të mëparshëm që e la Paul George-n jashtë fushës për dy javë në dhjetor.

PG-13 fillimisht ndrydhi ligamentin më 6 dhjetor, duke pushuar deri më 20 dhjetor dhe u rikthye për t’u përballur me San Antonio Spurs.

Në koshin e tij të parë gjatë asaj ndeshjeje, Paul ishte dukshëm i parehatshëm, duke lëvizur me krahun e tij të djathtë që nuk u shërua kurrë plotësisht.

Sikleti u bart në ndeshjen e radhës kundër Sacramento Kings, me imazhin e bërrylit që tregonte një shqyerje të vogël, sipas dy burimeve të paidentifikuara.

Clippers do të fillojë një nga rrugëtimet më të vështira në programin e tyre pasi ata do të luajnë 14 nga 20 ndeshjet e tyre të ardhshme jashtë Los Angelos-it.

Këtë sezon, George ka mesatarisht 24.7 pikë, 7.1 kërcime dhe 5.5 asistime.

Clippers radhiten në pozitën e pestë në renditjen e Konferencës Perëndimore me një rekord prej 17 fitoresh e 15 humbjesh dhe do të presë Denver Nuggets të dielën.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore