Lajme

Pas tre ditësh, gjendet në Suharekë i zhdukuri Goran Kociç


Goran Kociç

Ishte raportuar si i zhdukur.

Para tre dite, fotografia e tij bashkë me shumë të dhëna të tjera, ishin shpërndarë nga Policia e Kosovës për të kërkuar ndihmë në identifikimin dhe gjetjen e Goran Kociç nga Shtërpca.

U angazhuan edhe ekipet e kërkim shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kociç, 29 vjeçar u gjet mbrëmë rreth orës 21:00 në rajonin e Suharekës.

“I cili fillimisht nga policia është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë dhe sipas mjekëve kujdestarë gjendja e tij shëndetësore është e mirë, nuk ka lëndime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, për medie.

Pas kontrolleve e procedurave ai i është dorëzuar familjes.

“Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori i rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj. Personi i gjetur i dorëzohet familjes së tij”.

“Policia Rajonale e Ferizajt i falënderon ekipet e kërkim shpëtimit nga Forca e Sigurisë , “Shërbimin e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës”, policët e stacionit në Suharekë, e në veçanti qytetarët që ndihmuan për gjetjen e tij”, thuhet në njoftim.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore