Kosova

Pas mesnatës ndërrohet ora, akrepat lëvizin 60 minuta para


Pas mesnatës do të fillojë llogaritja verore e kohës, kështu akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara.

Nga ora 02:00 e mëngjesit, akrepat e orës kanë për tu lëvizur një orë para duke shënuar orën 03:00.

Të dielën e fundit të muajit mars bëhet llogaritja verore e kohës, teksa ky ndryshim i akrepave i jep fund llogaritjes dimërore të kohës që zgjat për pesë muaj.

Përfitimi i sa më shumë energji natyrale e diellore është edhe qëllimi i këtij ndryshimi nga njëra anë dhe nga ana tjetër është reduktimi i konsumimit të lartë të energjisë elektrike.

Ndryshimi llogaritjes kohore që do të ndodh pas mesnate do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë një (1) orë pas.

Që nga viti 1981 Këto llogaritje të kohës aplikohen dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin një orë para dhe orës dimërore kur ata lëvizin një orë pas.

Më 26 mars 2019, Parlamenti Evropian votoi në favor të heqjes së orës së diellit përgjithmonë nga viti 2021. Pjesa më e madhe e këtij vendimi u bazua në një sondazh në mbarë Bashkimin Evropian, ku shumica dërrmuese e të anketuarve treguan se do të preferonin të anulonin procesin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore