Sport

Pas arrestimit, Mason Greenwood mbetet “i vetmuar”


Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar si i dyshuar për ushtrim të dhunës fizike dhe për detyrim të marrëdhënies seksuale.

Të dielën në mëngjes, ish e dashura e futbollistit anglez, në rrjetet sociale kishte postuar dëshmi që vërtetojnë dhunën e Greenwood.

Përveç fotografive, ajo kishte postuar edhe një audioinçizim ku dëgjohet edhe emri i Greenwood.

Në audio, dëgjohet se si futbollisti e detyron Harriet Robson, ish të dashurën e tij, që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj, duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

Pas këtyre dëshmive, me 31 janar, policia e Manchester-it e ka arrestuar 20-vjeçarin si i dyshuari kryesorë.

Pas arrestimit të tij, Greenwood ka mbetur “i vetmuar”.

Fillimisht, shumica e futbollistëve të United, përfshirë edhe emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo, David De Gea dhe Paul Pogba – kanë shkëputur lidhjet e tyre me futbollistin në rrjetet sociale, duke e fshirë nga çdo platformë.

Pjesën e saj e ka bërë edhe Manchester United.

Klubi anglez e ka hequr emrin e Greenwood nga çdo dyqan i skuadrës.

Përtej kësaj, sponsorët e klubit, të gjithë kanë kominikuar që figura e futbollistit do të elimohet nga çdo reklamë e tyre.

Një hap të tillë ka ndërrmarë edhe kompania gjigante Nike, që është edhe furnizuesi kryesor i lojtarit.

Ata janë shprehur që nuk dëshirojnë lidhje me asnjë person që akuzohet për përdhunim – dhe se kontrata shkëputet me vendim të menjëhershëm.

Greenwood do të mbetet nën arrest derisa policia të hetojë ngjarjet në detaje, më pas ai do të shfaqet para gjyqit për t’u njohur me fatin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore