Auto

Partneritet mes Aurora dhe Paccar-it


Aurora në bashkëpunim me prodhuesin e kamionëve PACCAR, planifikojnë integrimin e drejtuesit virtual të Aurora-s te kamionët Kenworth dhe Peterbilt.

“Nëse dikush do të ndërtonte vetëm në mënyrë efektive diçka që nuk kërkon shofer, kjo mund të bëhej dhe prototipat e demonstrojnë këtë. Por, magjia e vërtetë këtu është të përdorësh atë që është ndërtuar tashmë”, ka thënë për faqen e automjeteve Automative News, Sterling Anderson, bashkëthemelues i Aurora-s.

Sipas faqes, partneriteti mes Aurora-s dhe PACCAR-it nuk përfshin vetëm bashkëpunimin në modelimin dhe prodhimin e makinave, por edhe vlerësimin e tyre në Qendrën Teknike të PACCAR-it. Gjithashtu, pjesë e partneritetit është mbështetja e fabrikave dhe e shpërndarjes së pjesëve në treg.

Ky partneritet i dy kompanive në sektorin e kamionëve me drejtues virtual, pritet të jetë një hap i rëndësihëm për Aurora-n dhe PACCAR-in në tregun global./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore