Sport

Partizani dhe Shkëndija mbyllin aventurën në Conference League


Partizani i Tiranës dhe Shkëndija e Tetovës kanë përfunduar aventurën e tyre në Conference League. Të dy skuadrat kanë humbur të dy përballjet respektive.

Partizani është mundur edhe në ndeshjen e dytë nga Basel-i i Taulant Xhakës.

Pasi humbën ndeshjen e parë në Zvicër me shifrat 3-0, “Demat e Kuq” u mposhtën edhe në “Elbasan Arena” me rezultatin 2-0.

Shkëndija gjithashtu humbi përballë Riga-s në Letoni, me shifrat 2-0, ndërsa në përballjen e sotme në Shkup u mposht me rezultatin minimal 1-0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore