Shqipëria

Partia Demokratike: Qeveria Rama dështoi në votën e emigrantëve


Partia Demokratike (PD), mëngjesin e 1 prillit, në një deklaratë për mediat ka akuzuar Qeverinë Rama, për dështimin e votës së emigrantëve.

“Edi Rama është një dështim në çdo drejtim. Pas tetë vitesh premtime, ai dështoi t’u sigurojë emigrantëve shqiptarë të drejtën kushtetuese të votës në vendin ku ata jetojnë”.

PD-ja theksoi faktin se regjistrimi i qytetarëve shqiptarë qqë jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive.

“Për tetë vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike”.

Gjithashtu ata theksuan faktin se sapo të marrin qeverisjen e vendit do të bëjnë të mundur votimin elektronik për ata që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

“Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë”.

Në përfundim i bënë thirrje të gjithë emigrantëve që të vijnë në Shqipëri për të votuar më 25 prill.

“Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve tê vijnê nê Shqipëri për të votuar nê 25 Prill. Së bashku do tê bëjmë ndryshimin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore