Përballje

Paris Saint-Germain shpartallon Lille-n, Messi kthehet te goli


Paris Saint-Germain ka arritur një fitore të thellë në fushën e Lille, për t’u kthyer te fitorja pas një periudhe të vështirë.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino, ishte mysafire e kampionëve të Lille.

Se kjo ndeshje do të ishte e lehtë për ta, u vërtetua qysh në fillim.

Pas një gabimi të Lille, Danilo u gjend në vendin e duhur për të shënuar për 0-1.

Lille e gjeti barazimin me Botman, mirëpo vetëm katër minuta më  vonë, Kimpembe riktheu epërsinë e parisienëve.

Në minutën e 38-të, radhën që të shënonte e kishte Lionel Messi.

Pas 23 javëve, ky është vetëm goli i dytë i Lionel Messi-t në Ligue 1.

Në pjesën e dytë, Paris-i e kishte shumë të lehtë, të kontrollonte ndeshje dhe të shënonte sërish.

Sikur në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë golin e gjeti i pari Danilo.

Portugezi në minutën e 51-të shënoi për 1-4.

Shtatë minuta pasi u mbyll një orë lojë, Mbappe me një super gol shënoi për 1-5, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar.

PSG përfitoi nga gabimi i Nice, për t’u ngjitur plus 13 në krye pas 23 javëve, duke e mbyllur thuajse 100% temën e kampionit.

Lille mbetet në vendin e 11-të.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore