Sport

Paredes zbulon një përplasje me Messi-n: Ai donte të më vriste


Pavarësisht se Leandro Paredes ishte një nga miqtë më të mirë të Leo Messit në kombëtaren e Argjentinës dhe, së bashku me Angel Di Maria, një nga ata që bënë më së shumti për ta bindur atë të nënshkruante për PSG-në gjatë Kupës së Amerikës së fundit, mesfushori i klubit francez zbuloi një përleshke mes të dyve.

Ishte para se Messi të ndante dhomën e zhveshjes me Paredes në Paris që ndodhi një përleshje që mesfushori nuk do ta harrojë kurrë.

Konkretisht, gjatë ndeshjes së fazës së 16-të të Champions League 2020/21 në të cilën PSG vizitoi Camp Nou për t’u përballur me Barcelonën.

Ndoshta i zemëruar për shkak të humbjes 4-1 të Barcelonës që mori atë ditë, Messi nuk e pranoi me dashamirësi një goditje të marrë nga bashkatdhetari i tij.  Megjithatë, nuk ishte faulli që tronditi nr.10, por një koment i Paredes.

“Ai u zemërua, sepse unë u kisha bërë një koment shokëve të mi dhe ai më dëgjoi dhe u zemërua”, tha Paredes për Caja Negra.

“Ai ishte me të vërtetë i zemëruar. Ai më sulmoi. Ishte keq. Ai donte të më vriste dhe unë doja të shkoja në shtëpi”.

Ishte një kujtim i keq për mesfushorin por nuk shkoi më tej, pasi Messi do ta linte inatin në fushë dhe nuk u hakmor ndaj mikut të tij.

“Më pas e pashë në kombëtare dhe sillej sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, tha ai.

“Ai më tregoi se si është si person. Marrëdhënia vazhdoi ashtu siç ishte. Tani, kur bie kjo temë, ne flasim për të dhe qeshim, por ai ishte vërtet i zemëruar atëherë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore