Shqipëria

Parashikimi i motit, 6 janar 2022


Dita e enjte e 6 janarit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në veri, veriperëndim dhe jugperëndim. Pritet borë e dobët në alpe.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare.

Në zonat luginore era do të fryjë e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 4 deri 13°C, në zona e ulëta  5 deri 18°C dhe në zona bregdetare 9 deri 18°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore