Shqipëria

Parashikimi i motit, 31 tetor 2023


Dita e martë e 31 tetorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Kukës, reshje mesatare në qarkun Lezhë dhe reshje të dobëta në pjesën tjetër të qarqeve.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 14 / 24 °C, në vendet e ulëta: 13 / 25 °C dhe në vendet malore: 8 / 17 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore