Shqipëria

Parashikimi i motit, 29 gusht 2021


E diela e 29 gushtit pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Gjithashtu priten reshje mesatare në Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) rreziku nga zjarret do të jetë “i moderuar” në qarqet Kukës, Fier, Durrës dhe Korçë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 15 – 25 °C, në vendet e ulëta 16 – 26°C dhe në vendet malore 12 – 23°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore