Shqipëria

Parashikimi i motit, 25 tetor 2023


Dita e mërkurë e 25 tetorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive në të gjitha qarqet, shoqëruar me shtrëngata.

Shtrëngatat për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime lokale.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 18 / 22 °C, në vendet e ulëta: 16 / 20 °C dhe në vendet malore: 12 / 18 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore