Shqipëria

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2021


Dita e shtunë e 25 dhjetorit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu të herëpasherëshme.

Në zonën e Alpeve priten reshje të dobëta bore.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë dhe hera herës mesatare. Përkohësisht në momentet me shtrëngata dhe e vrullshme. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 9 / 15 °C, në vendet e ulëta 5 / 13 °C dhe në vendet malore 0 / 7 °C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore