Shqipëria

Parashikimi i motit, 18 tetor 2023


Dita e mërkurë e 18 tetorit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm.

Priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, priten reshje mesatare deri lokalisht mesatare të shoqëruara me shtrëngata.

Shtrëngatat për momente të shkurtra mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në Qendër dhe Jugperëndim të vendit.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 13 / 20 °C, në vendet e ulëta: 12 / 21 °C dhe në vendet malore: 6 / 16 °C.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore