Shqipëria

Parashikimi i motit, 18 prill 2022


Dita e hënë e 18 prillit do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet, ndërsa në qarkun e Shkodrës dhe Kukësit ato do të arrijnë lokalisht deri mesatare.

Në verilindje, lindje dhe juglindje të vendit reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, e cila do të zbresë deri në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet 11 / 15 °C, në vendet e ulëta 10/ 16 °C dhe në vendet malore 3 / 7 °C.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore