Shqipëria

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2023


Të martën e 12 dhjetorit territori i vendit do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Kurse në qarqet e tjerë nuk priten reshje.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 7 / 16 °C, në vendet e ulëta: 6 / 13 °C dhe në vendet malore: 1 / 10 °C.

Sakaq, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore