Përballje

Paraqitja ndaj Brighton-it, Ronaldo merr lëvdatat e Ralf Rangnick


Cristiano Ronaldo pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e fundit përballë Brighton.

Manchester United fitoi me rezultat 2-0 në një ndeshje ku Ronaldo shënoi golin e parë të takimit dhe u shpall njeriu i ndeshjes.

Kjo paraqitje e portugezit ishte e mjaftueshme që ai të merrte lëvdatat e trajnerit të tij, Ralf Rangnick.

Ronaldo nuk po kalonte formë të mirë, dhe më në fund gjeti golin e parë këtë vit.

Me një lëvizje të bukur afër katër futbollistëve të Brighton, Cristiano Ronaldo shënoi për 1-0 duke hapur takimin.

“Ishte gol i mrekullueshëm”, u shpreh Rangnick.

“Jo vetëm një gol i rëndësishëm, por edhe i mrekullueshëm”, vazhdoi gjermani.

“Mendoj që Cristiano Ronaldo kishte në përgjithësi një paraqitje shumë të mirë në këtë ndeshje”, shtoi ai.

Ralf Rangnick

Rangnick ka pasur edhe disa komente rreth rendimentit dhe energjisë që CR7-a e shfaqë në fushë.

“Ai ishte aty gjithë kohën, u përpoq që të ndihmonte lojtarët e tij dhe shfaqi një energji të ndryshme gjatë këtij takimi”.

“Mendoj se kjo është paraqitja e tij më e mirë gjatë këtij viti – ky gol do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për të edhe për ne”, mbylli Rangnick.

Cristiano Ronaldo përkundër formës jo shumë të mirë, vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i Manchester United këtë edicion, me 15 gola në të gjitha kompeticionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore