Lajme

Paraguai arrin marrëveshje me dy kompani për tre milionë doza vaksinash


Paraguai nënshkroi marrëveshje me dy kompani farmaceutike për të blerë tre milionë doza të vaksinave. Qeveria ka planifikuar për të filluar vaksinimet në gjysmën e dytë të shkurtit.

Emrat e firmave do të publikohen në ditët në vijim kur të nënshkruhen kontratat. Vendi ka në plan të blejë 4.2 milionë doza të tjera përmes mekanizmit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Qeveria ka deklaruar se plani i vaksinimit do t’i japë përparësi punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 60 vjeç.

Javën e kaluar, Paraguai miratoi përdorimin emergjent të vaksinës Sputnik V.

Argjentina, Venezuela dhe Bolivia kanë miratuar gjithashtu përdorimin e Sputnik V, i cili u zhvillua nga Instituti Gamaleya në Moskë.

Paraguai ka pasur 126 mijë persona të prekur nga pandemia, ku 2 mijë 570 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore