Lajme

Palmer në Sarajevë – “Kur flas, flas në emër të ShBA-së – nuk jam këtu të avokoj projekte dhe plane”


I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën Elektorale në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Reformën Elektorale në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer, tha se në Sarajevë ka ardhur për të mbështetur përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje të kufizuar të reformave zgjedhore.

“Unë përfaqësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur flas dhe kur i drejtohem publikut, unë flas në emër të politikës së ShBA-së. Nuk jam këtu që të avokojë asnjë plan dhe asnjë projekt”, u përgjigj Palmer për gazetar, të cilët e pyetën për akuzat se është “i njëanshëm” dhe se po “kërcënon me sanksione Bakir Izebegoviçin”

Ndërkaq diplomatja holandeze Angelina Eicchorst e cila ishte bashkë me Matthew Palmer-in tha se “nuk ka më kohë për të humbur”.

Palmer vazhdoi të thotë se “çfarë duam ne është që të ndihmojmë partitë politike të arrijnë marrëveshje, që të mundësojnë atë marrëveshje për reformat zgjedhore”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së”, vazhdoi Palmer.

“Ne besojmë se reformat zgjedhore dhe reformat e kufizuara kushtetuese janë tejet të rëndësishme për funksionalitetin e institucioneve të BeH-së dhe rrugën e tyre drej institucioneve të BE-së dhe atyreve Euro-atlantike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore