Lajme

Pakistani bllokon Wikipedian, për shkak të përmbajtjeve “blasfemike”


Faqja e njohur enciklopedike në rrjet, Wikipedia, nuk do të jetë më e aksesueshme në Pakistan.

Kështu kanë vendosur autoritetet, pas një kërkese 48-orëshe të bërë karshi faqes online, për të hequr disa përmbajtje, të cilat janë etiketuar si “blasfemike”.

Mirëpo, gjigandi online, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë, duke marrë parasysh edhe politikat që ndjek lidhur me përmbajtjet e publikuara aty.

Nga ana e Autoritetit të Telekomunikacionit në Pakistan, është bërë me dije se pamundësia për të hequr këto përmbajtje, ka bërë edhe që e gjithë faqja, të mos jetë më e aksesueshme nga gjithë përdoruesit brenda territorit pakistanez.

Faqe të tjera të mëdha, si Tinder, Facebook apo edhe YouTube, janë zhdukur nga përdorimi në Pakistan, për shkak të këtyre përmbajtjeve, të cilat për kulturën myslimane të vendit, cilësohen si blasfemike.

Nga vetë Wikipedia, u shpreh keqardhje për vendimin, pasi tashmë pakistanezët nuk do të kenë më mundësi të marrin informacione nga faqja më e madhe e njohurive online.

Detajet mbi këto materiale blasfemike, që janë kërkuar të hiqen nga Wikipedia prej autoriteteve pakistaneze, nuk janë bërë të ditura.

Megjithatë, sipas burimeve të brendshme nga kompania, ata menaxhuan të hiqnin disa prej atyre, të cilat bënin sens në kërkesën e ardhur nga Pakistani, por nuk mund të limitonin një rreze të gjerë kërkimi, për qytetarët e interesuar ndaj marrjes së njohurive prej uebsajtit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore