Shqipëria

Pakësohen shtrimet në spital, asnjë humbje jete nga COVID-19 në Shqipëri


Asnjë humbje jete nuk është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 53 raste të reja.

Që prej fillimit të muajit mars, rastet dhe humbjet e jetës nga coronavirus-i kanë parë rënie.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 56 pacientë janë shëruar. Ndërsa, të shtruarit në spitale janë nëntë, nga të cilët një është në gjendje të rënduar.

Sakaq, nga 1 mijë e 45 testime, kanë rezultuar 27 raste aktive në Tiranë, pesë në Shkodër, Vlorë, tre në Fier, dy në Gjirokastër, Poliçan, një në Vorë, Lushnje, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Memaliaj, Berat, Elbasan, Gramsh.

Në total, janë në gjithë Shqipërinë 368 raste aktive. Vdekjet nga pandemia janë 3 mijë e 492, që prej fillimit, dy vjet më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore