Sport

Pak orë pasi mori fitoren e parë në Premier League, Norwich-i shkarkon trajnerin


Norwich-i, skuadra ku aktivizohet Milot Rashica, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, këtë të shtunë arriti të merte fitoren e parë sezonale në Premier League, në javën e 11 të kampionatit. Kanarinat mposhtën në transfertë Brentford-in me rezultatin 2-1.

Pak orë nga fitorja, Norwich-i ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Daniel Farke. Ai ishte pjesë e Norwich-it që nga viti 2017.

45-vjeçari gjerman e ka drejtuar Norwich-in në 208 ndeshje, ku ka arritur 88 fitore, 47 barazime dhe 73 humbje. Mesatarisht kishte grumbulluar 1.5 pikë për ndeshje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore