Shëndet

Pagjumësia shkaktohet, nga stresi dhe ankthi i ditës


Disa studime, kanë rënë në përfundimin se lodhja, stresi dhe ankthi, gjatë ditës shkakton probleme me gjumin.

Studimi është fokusuar tek disa të rritur, gjumi i të cilëve ka kaluar nëpër disa nivele ankthi. Pas testimit, u vu re se ishin disa arsyet që pjesa më e madhe e njerëzve provonin gjendje ankthi gjatë natës.

Ndihesh në rrezik apo afër kësaj gjendjeje? Këtu janë disa zakone gjumi që mund të jenë duke të shtuar stresin dhe ankthin gjatë natës.

Zilja e alarmit jo vetëm është një zakon i keq për të ndërprerë ciklin e gjumit, por është edhe një ves i keq për të dremitur edhe pak pasi zilja bie, shpeshherë vonohesh për t’u ngritur nga shtrati dhe pastaj të nxituarit për të dalë është tregues stresi. Prandaj këshillohet të hiqet dorë nga alarmi.

Orari i fjetjes në orë të ndryshme,  mund të jetë shkak i një gjumi të parehatshëm dhe me gjendje ankthi.

Mënyra më e mirë është të vendosësh një orë fikse dhe një kohë rutinë të fjetjes dhe të zgjimit, në mënyrë që ta ndihmosh trupin të qetësohet dhe të përgatitet për gjumë.

Të paktën 7 orë gjumë gjatë natës janë të domosdoshme./Përshtatur për “Health Line” nga AlbanianPost.com  

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore