Lajme

Pacolli: Qytetarët po i paguajnë çdo ditë vendimet e gabuara të Qeverisë në Veri  


Behgjet Pacolli

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kritikuar vendimet e gabuara të Qeverisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit pasojat e të cilave, sipas tij, po vuajnë qytetarët.

Sipas tij mjafton të analizohen të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës për pjesën veriore të vendit duke filluar nga reciprociteti për targa për të kuptuar se çfarë ka humbur e çfarë ka fituar Kosova si shtet.

“Me reciprocitetin për targat, u legalizuan targat ilegale. Me dërgimin e policisë speciale, u dashtë t’i tërhiqnim ata, madje u kushtëzuam me largimin e kriminelëve dhe barrikadave nga rruga. Me aplikimin e gjobave për targa, serbët tërhiqen nga institucionet dhe kthimin e tyre e kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit. Pa asnjë nevojë, organizojmë zgjedhjet, tani ne vetë i anulojmë ato dhe sipas dëshirës së disubidientëve serb, organizojmë zgjedhje të reja”, ka shkruar Pacolli në rrjetin e tij social në Facebook.

Pacolli ndër të tjera ka cituar një medium ndërkombëtar, pa ia përmendur emrin, ku sipas tij shkruhej: “Serbia nuk ka nevojë të bëjë asgjë në Kosovë, çka i duhet asaj e bënë Kurti.

“Mos të flasim për deklaratat kontradiktore të vartësve të kryeministrit pas çdo takimi me serbët ose në kontekst me ta. Kjo dhemb, por kështu është realiteti fatkeqësisht”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore