Lajme

Pacientët e spitalizuar në Klinikën e Onkologjisë zhvendosen në hapësira të tjera


Klinika e Onkologjisë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se qytetarët në bashkëpunim, mbështetje dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka filluar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, në të cilën do të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacientët.

Lajmin e ka kumtuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK), përmes një komunikate për media.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton qytetarët, se në bashkëpunim, mbështetje dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka filluar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, në të cilen do të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacientët”.

“Po ashtu, njoftojmë se pacientët që kanë qenë të shtrirë në katin e dytë të Klinikës së Onkologjisë janë zhvendosur në hapësirat afër Sterilizimit Qendror, hapësirë kjo që më parë ka shërbyer për pacientët si ambulanca specialistike të Klinikës së Ortopedisë”.


Ndërsa është thënë se shërbimet ambulantore, ato të Radioterapisë dhe Brahiterspisë do të vazhdojnë të ofrohen në Klinikën e Onkologjisë.

“QKUK, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pacientët e Klinikës së Onkologjisë që marrin shërbime ambulantore, meqë njëkohësisht do të punohet në rinovim të katit të dytë”, thuhet në komunikatën e ShSKUK-së.

Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë ku të prekurit me kancer marrin kimioterapinë apo trajtime të tjera.

Nga kjo sëmundje në Kosovë regjistrohen çdo vit pothuajse 1 mijë e 500 raste të reja.

Në këtë klinikë brenda 24 orësh, shërbime marrin rreth 400 pacientë, që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës.

Klinika e Onkologjisë i ka rreth 60 shtretër dhe vazhdimisht ballafaqohet me mungesë të barnave.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanceri është ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore