Lajme

Osmani takon kryeministrin e Singaporit, bisedojnë për bashkëpunimin ekonomik


Foto: Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Singapor është takuar me kryeministrin e këtij shteti, Lee Hsien Loong, me të cilin kanë biseduar për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

Përvec kryeministri të Singaporit, në “Bloomberg New Economy Forum”, e para e vendit ka takuar edhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Gan Kim Yong, themeluesin e Bloomberg, Michael Bloomberg, si dhe me udhëheqës të bizneseve më të fuqishme botërore.

“Së bashku diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për angazhimin e përbashkët për një të ardhme më inovative dhe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani në llogarinë  e saj në Facebook.

Foto: Vjosa Osmani

Gjatë ditës, Osmani është takuar edhe me presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam, me të cilin ka diskutuar për të thelluar bashkëpunimin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka thënë se për qëllim kanë rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

“Falënderoj presidentin e Singaporit, Tharman Shanmugaratnam për pritjen e ngrohtë! Presidentin Shanmugaratnam e urova për marrjen e detyrës dhe njëkohësisht patëm diskutim përmbajtjesor për thellimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve tona, sidomos në fushën e bashkëpunimit ekonomik”, ka shkruar Osmani.

Osmani me presidentin e Singaporit, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore