Lajme

Osmani pret të premten për vizitë dy senatatorë amerikanë


Vjosa Osmani dhe Jeanne Shaheen

Të premten (13 tetor) në Kosovë pritet të zbarkojnë dy senatorë amerikan nga radhët e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për senatorët Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Dy senatorët amerikanë, sipas njoftimit, do të priten në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmanit, me fillim nga ora 09:15, ndërsa pritet të ketë edhe konferencë për media.

Vizita e senatores Shaheen nuk është e para në Kosovë. Në prill të vitit 2021, së bashku me homologët e saj, Chris Murphy dhe Thom Tillis, ajo kishte qëndruar në Prishtinë në kuadër të një vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë në shkurt të atij viti.

Senatorët vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë ngritur në nivele shpërthyese, posaçërisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fund të shtatorit në fshatin Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës.

Ligjvënësit amerikanë kanë qenë shumë aktivë edhe nëpërmjet lidhjeve telefonike dhe letrave dërguar autoriteteve kosovare dhe serbe për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës dhe zbatimin e marrëveshjeve që palët kanë marrë përsipër, veçanërisht në fundit të shkurtit në Bruksel dhe në mes të marsit në Ohër, përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore