Përballje

Oscar De La Hoya rikthehet në ring pas 12 vitesh


Boks

Pas Mike Tyson, Roy Jones Jr dhe Evander Holyfield, me sa duket, Oscar De La Hoya po i bashkohet valles së legjendave të boksit, të cilët janë rikhyer në ring për ndeshje ekzibicioni.

De La Hoya ka më shumë se 12 vjet pa veshur dorezat e boksit.

Ish-kampioni në gjashtë pesha të ndryshme, Oscar De La Hoya parasheh të rikthehet në ring në moshën 47 vjeçare.

De La Hoya ka shprehur publikisht për shtypin e sportit amerikan, se ka dashur gjithnjë të marrë hak kundër Floyd Mayweather.

Oscar De La Hoya, i njohur si ‘Golden Boy’ (djali i artë), ka boksuar nga viti 1992 deri në 2008 dhe ka fituar 11 herë titullin e kampionit të botës, në gjashtë kategori të ndryshme peshash.

Pasi hoqi dorë nga sporti, ylli i boksit meksikan iu fut menaxhimit të boksit.

Tashmë që ka hedhur veten sërish në treg, ai ka kërkuar gjithashtu të ndeshet edhe më patriotin, e ish-klientin e tij, Canelo Alvares, kampioni aktual i peshave të mesme.

Oscar de La Hoya e ka mbyllur karrierën e tij me 39 fitore, prej të cilave 30 me nokaut dhe gjashtë humbje./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore